Erzeni dhe Teuta kanë zhvilluar ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Shqipërisë.

Derbi është mbyllur në shifrat 1-1, teksa rolin e protagonizimit e ka marrë Kapllani. Një gol të bukur do të realizonte në minutën e 80 për të kaluar në avantazh Erzenin.

Ndërkohë vetëm pesë minuta më vonë, ishte po i njëjti lojtar që vendosi ekuilibrin, i cili zgjati deri në fund të takimit.

Pas një goditje këndi te Teuta, topi do të devijohej nga Kapllani që ishte tërësisht i pafat, për ta mbyllur ndeshjen në 1-1.

Martini: “Ndoshta ishte një strategji e Erzenit që të luante në pjesën e dytë me titullarët për të na dëmtuar. E dija se do të vendosej gjithçka në ndeshjen e dytë. Por ky barazim ishte i drejtë.

Nuk kam ndërmend që të lavdëroj dhe të shaj dikë në media. Kallaku? Besoj se do të jetë gati kundër Egnatias. Në 10 vitet e fundit ne kemi dalë pothuajse në çdo vit në Kupat e Europës”.