Pas një fillimi disi protagonist në kampionat, Roma e mbylli vitin 2022 me vetëm një fitore dhe pesë pikë në po aq ndeshje. Një rrugë kjo që komplikon planet e Zhoze Murinjos, i cili duhet të përballet me probleme të ndryshme, sidomos në mesfushë. Për këtë arsye, “Special One” po fokusohet tepër te Davide Fratezi, një lojtar i Sasuolos, por që është rritur në sektorin e të rinjve verdhekuq. Një transferim i mesfushorit te Roma në janar për analistët e basteve kuotohet me koeficientin 1.75.
KUMBULLA- Nuk është vetëm Fratezi ai që ka një koeficient, pasi për analistët e basteve, largimi i Marash Kumbullës nga Roma do të kuotohet me 1.85. Ky është një koeficient i ulët në rast të një lamtumire të mbrojtësit, pasi ai është lënë mënjanë projektit të Murinjos, çka e ka aktivizuar diçka rreth 50 minuta këtë sezon, përjashtuar këtu miqësoret që verdhekuqtë luajtën në Japoni.
PISTAT- Me interesimin e Romës për Fratezin e Sasuolos, zbehet disi pista e Sasha Lukiç të Torinos, ku u përfol se në marrëveshje do të përfshihej edhe Kumbulla. Gjithsesi, Lukiç mbetet një pistë e nxehtë, por Torino kërkon më shumë para, duke llogaritur edhe kartonin e shqiptarit. Sa i përket pjesës së përshtatjes, Kumbulla është adapt për sistemin që luan Ivan Juriç, një njohës i mirë cilësive të 22- vjeçarit në kohën kur ishin te Verona.
Një tjetër pistë për Marashin mbetet edhe Lila ku sipas mediave në Francë, ekipi i drejtuar nga Paolo Fonseka kërkonte shërbimet e Kumbullës. Trajneri portugez i Lilës e ka pasur mbrojtësin pak kohë më parë te Roma dhe e sheh si zëvendësuesin e kapitenit Fonte.
Vetë dëshira e mbrojtësit është që të mos largohet nga Roma, por me situatën e krijuar dhe minutat që nuk po vijnë, nuk përjashtohet lëvizja që në janar dhe kapja e bastit për të gjithë ata që e kanë vënë në favor të largimit nga kryeqyteti.