Sezoni futbollistik ka dy javë që ka startuar në vendin tonë e patjetër Vllaznia në Shkodër është kryetema e diskutimeve. Patjetër që jashtë komenteve për Vllazninë nuk qëndron as një figurë e njohur e futbollit, Fatmir Lugji.

Ish-futbollsiti i Vllaznisë ka folur së fundmi për situatën e kuqebluve dhe si i shikon deri në këto momente.

“Ndeshja e fundit me Teuten nuk me la një shije të mirë realisht. Ekipi duhej të reagonte më mirë pas avantazhit dhe kartonit të kuq të durrsakëve.

Vllaznia shfaqi probleme në mbrojte për mendimin tim dhe një mesfushë sterile mund ta cilësoj. Kjo pasi thuajse asnjë herë nuk krijoi rrezikshmëri nga mesfusha. Trajneri për të cilin gëzoj një konsideratë të lartë duhet të tregojë më tepër intuitë gjatë lojës.

Po them për zëvendësimet, ku besoj se duhet t’i bëjë më shpejt kur loja nuk ecën. Besoj se në ndeshjen e rradhës kundër Partizanit ekipi do japë më të mirën e tij dhe do marrë rezultat pozitiv”.
Endri ÇINARI