Kryendeshja e femrave ne mes Tiranes dhe Vllaznise. Kryendeshja e kesaj jave qe duhej te ishte vitrina e futbollit shqiptar, ne fakt ka prodhuar nje sherr masiv ne mes pjestareve te dy skuadrave.

Gjithçka eshte nderprere ne minuten e 22-te te ndeshjes kur rezultati ka qene 0-0, per te mos nisur me. Burime prane skuadres shkodrane bejne te ditur se gjithçka ka qene e planikuar nga drejtuesit e Tiranes te cilet prej kohesh po bejne çmos per ta ndalur Vllaznine dhe per t’i marre titullin kampion.

Pjestare te bardhebluve kane provokuar qe nga fillimi i ndeshjes e deri tek momenti kur ka plasur sherri mesa pankinave te te dy ekipeve, teksa ne te jane perfshire edhe futbollistet. Nderkohe klubi Tirana ka dale mbremjen e sotme me nje deklarate per shtyp ku akuzon pjestaret e Vllaznise per dhune ndaj tre femrave te skuadres se tyre!!!!

Sigurisht qe kjo eshte vetem njera ane e kembanes, ku padyshim qe ka shume te paverteta brenda dhe me shume mundesi edhe Vllaznia do te reagoje ne vazhdim. Ne fakt, presidenti i saj Lazer Matija ka kohe qe deklaron se ndaj skuadres qe ai drejton kane nisur sulmet nga skuadra te ndryshme, te cilat kane edhe mbeshtetjen e segmenteve te caktuara brenda FSHF-se.

Sigurisht qe dikush eshte i shqetesuar pse kjo skuader ka fituar gjithçka prej 10 vitesh dhe tashme duhet te hape krahun, pavaresisht se kemi te bejme me nje ekip model i cili e ka nderuar Shqiperine edhe ne arenen nderkombetare ku sezonin e kaluar arriti te kualifikohej deri ne fazen e grupeve te Champions League./SHKODRA-SPORT.COM/