Monday, May 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagon presidenti Xhaferi: Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do...

Reagon presidenti Xhaferi: Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë marrëveshjeje që cënon ndershmërinë e garës

Klubi i Futbollit Vllaznia përmes presidentit Alban Xhaferi me anë të një deklarate zyrtare të saposhpërndarë, ka siguruar të gjithë opinionin sportiv, mediat dhe aktorët e futbollit në lidhje me zhurmën e krijuar pas ndeshjeve të fundit. Klubi shkodran ka siguruar që Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë marrëveshjeje që cenon ndershmërinë e garës. Ja deklarata e plotë e shpërndarë:

DEKLARATË ZYRTARE

Gjatë ditëve të fundit janë përhapur në disa media dhe rrjete sociale aludime dhe komente lidhur me integritetin e ndeshjeve në këtë fazë të kampionatit.

KF Vllaznia, përmes Presidentit Alban Xhaferi, ndjen detyrimin të sqarojë publikisht dhe me përgjegjësi:

Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë marrëveshjeje që cenon ndershmërinë e garës.

Ky klub përfaqëson një qytet me histori, traditë dhe dinjitet, dhe çdo arritje e jona ka ardhur dhe do të vijë vetëm përmes punës, përkushtimit dhe meritës në fushën e lojës.

Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e opinionit publik në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit, si dhe pritshmëritë e larta, por njëkohësisht besojmë se hedhja e dyshimeve pa prova dëmton jo vetëm klubet, por gjithë futbollin shqiptar dhe besimin e tifozëve.

Ftojmë të gjithë aktorët – mediat, opinionin sportiv dhe institucionet – të tregojnë maturi dhe përgjegjësi në komunikim.

Çdo pretendim duhet të mbështetet në fakte dhe të trajtohet në rrugët zyrtare.

Vllaznia do të vazhdojë rrugën e saj me seriozitet, duke folur në fushë dhe duke respektuar lojën e ndershme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments