Vllaznia është gati për sfidën e nesërme me Malishevën. Kuqeblutë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Prishtinës dhe në drekë janë akomoduar në një nga hotelet e kryeqytetit kosovar, ndërsa në orën 16.30, që përkon dhe me orarin e ndeshjes së nesërme, kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional të Hajvalisë.
Atmosfera në skuadër duket e mirë dhe trajneri Martini këtë herë do të ketë një forcë më shumë në dispozicion, pikërisht mesfushorin Ensar Tafili i cili në ndeshjen e parë ishte i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë një vit më parë ndaj Valur.
Kuptohet që fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në stadiumin “Loro Boriçi” i favorizoi disi kuqeblutë e Edi Martinit, por në fakt ata janë shumë të qartë se nesër i pret një sfidë shumë më e vështirë.
Megjithatë në rradhët e lojtarëve dhe stafit teknik ka një entuziasëm se mund t’ia dalin me sukses që të ruajnë avantazhin e krijuar nga ndeshja e parë dhe të kualifikohen për në turin e dytë të “UEFA Conference League”.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


