Mesfushori shkodran Justin Ferizaj eshte rikthyer te luaje dhe te jete protagonist per ekipin e te rinjve te Frosinones. Madje ne ndeshjen e sotme ndaj Lacios ai edhe ka shenuar gol.
Kane qene minutat e para te ndeshjes, pikerisht minuta e 2-te kur nje top ne zonen e Lacios, ka shkuar ne kembet e 18 vjeçarit shkodran i cili ndodhej pak centimetra larg vijes se zones se 16-metershit dhe ndonese ne nje pozicion disi te priret me porten, ai ka realizuar nje kryeveper.
Duke pare edhe daljen e portierit nga porta, ka arritur ta dergoje topin me nje parabole mbi koken e tij dhe ai ka perfunduar ne rrjete. Ne fakt ky gol nuk ka arritur t’i jape tre pike Frosinones sepse Lacio U19 ka arritur te barazoje dhe gjithçla ne kete ndeshje eshte ndare ne barazim 1-1.
Justin Ferizaj ka ardhur kete vere nga irlandezet e Shamrock Rovers dhe drejtuesit e Frosinonces kane investuar per te duke pare talentin qe posedon. Megjithate, 18 vjeçari ka qene i pafat sepse menjehere pas nisjes se sezonit, ka pesuar nje demtim qe e ka per disa kohe larg fushes.
Tashme ky problem ka kaluar dhe Justin eshte rikthyer te luaje duke u shfaqur menjehere si protagonist me lojen dhe golat e tij. Por me siguri qe ende nuk kemi pare ate se çfare eshte ne gjendje te beje ky djalosh.
Gjergj KOLA