Ndryshimi i trajnereve te Vllaznia nuk po sjell ate çfare pritej dhe mbase Qatip Osmanit i duhet edhe me shume kohe ne dispozicion per te vene ne jete idete e tij tek skuadra shkodrane. Edhe dje ndaj Partizanit ajo tregoi shume dobesi e kete e pranoi edhe vete trajneri kur pas ndeshjes u shpreh se debatoi me lojtaret per sjelljen e tyre ne fushen e lojes.

Nderkohe, specialisti i futbollit Shkelqim Muça duke e analizuar kete ndeshje ne emisionin “Rubrika Sportive” perpos Partizanit, eshte ndalur edhe tek Vllaznia per te cilen eshte shprehur:

“Partizani dhe Egnatia, unë këtu fus edhe Tiranën, kanë krijuar një diferencë, do luftojnë deri në fund. Vllaznia është një situatë të vështirë. Ndryshimi i trajnerit shkon për mirë, por shkon edhe për keq.

Kur vjen një trajner i ri bën një ndryshim, por në fakt lojtarët janë po ata. Po t’i shikosh lojtarët në veçanti, diçka më shumë duhet bërë. Vllaznia duhet të ketë më shumë besim tek të rinjtë”./SHKODRA-SPORT.COM/