Arrigo Saki, ish-trajner dhe opinionist për Mediaset, ka komentuar kështu fitoren në Botëror nga ana e Francës: “Kroacia ishte e vetmja që u përpoq të luante futboll. Ka justifikime, sepse të dyja mbërrinin të lodhura dhe tensioni i një ndeshje kaq të rëndësishme ndihet…”.
“Sot pamë vetëm një ekip në fushë, por nuk ishte aq superiore që të ballafaqohej me individualitetet e Francës. Duhet të jenë të kënaqur, megjithatë, sepse impenjimi nuk mungoi në asnjë moment”.
“Sa i përket ekipit të Deshampit, mund të kishin treguar një lojë më të mirë”.
Keto jane fjalet e nje tekniku te madh siç eshte Saki i cili ka analizuar ate çfare ka ndodhur ne finalen e pasdites se sotme.
Por pavaresisht gjithçkaje, tashme verdiktet jane dhene dhe Franca ka fituar Kupen e Botes nderkohe qe edhe Kroacia meriton pergezimet me te medha per Boterorin qe ka zhvilluar.