Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Bylisit por loja e saj nuk u ngjit ne lartesine e duhur dhe kjo beri qe shume prej specialisteve ta evidentojne ate. Njeri prej tyre eshte edhe Shkelqim Muça i cili e ka bere kete gje ne “Rubriken Sportive” ne RTSH kur eshte shprehur keshtu per lojen dhe fitoren e kuqebluve:

“Vllaznia vuan, në këto moment i duhen tri pikët, por nuk fitoi me një lojë bindëse. Bylisi bën lojë, edhe kur pësuan ata u përpoqën, fjalët më të mira për këtë skuadër, e organizuar mirë dhe që luan futboll.

Kishin rastet e tyre. Me shumë personalitet, me shumë dëshirë, luan në sulm me Vllazninë. Bylisi ka tri humbje radhazi, por besoj se rezultatet do të vijnë me këtë lojë që po bën”.

Megjithate per momentin, skuadra shkodrane eshte fokusuar tek marrja e pikeve sepse vetem keshtu mund te vijoje ngjitjen ne renditje. Edhe stafi teknik i saj mendon se per momentin nuk ka rendesi loja e bukur por rezultatet.

Loja e bukur mund te vije ne vijim edhe ngaqe po rikthehen disa nga lojtaret me te rendesishem te saj te cilet kane qene prej javesh te demtuar dhe i kane munguar jo pak stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/