Shkëlqim Muça, specialisti i futbollit dhe i ftuari i përhershëm i “Rubrika Sportive” në RTSH, ka analizuar atë që ka ndodhur në ndeshjen e javës së 10-të në Abissnet Superiore, Vllaznia-Erzeni, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Ai mendon se shkodranët humbën dy pikë, ndërsa shtoi se dukej qartë që në fillim se Erzeni kishte shkuar në Shkodër për të mos dalë duarbosh. Poashtu, Muça u shpreh se Vllaznia ka cilësi, por goditja erdhi sepse menduan se ata e fituan ndeshjen, ndërsa theksoi se goli i parë i vendosi nën presion shkodranët.

“Realisht, që në fillim, Erzeni tregoi shenja se kishte mbërritur në Shkodër për të marrë diçka. Ata bënë lojë që në fillim, por Vllaznia ka cilësi dhe shënoi dy gola. Megjithatë, goli i dytë e goditi, sepse mendoi se e fitoi ndeshjen.

Goli i parë i Erzenit e vendosi nën presion Vllazninë. Kjo dukej qartë dhe më pas erdhi edhe barazimi. Unë mendoj se Vllaznia humbi dy pikë”,-mbylli prononcimin e tij, specialisti i futbollit dhe i ftuari i përhershëm i “Rubrika Sportive” në RTSH, Shkëlqim Muça.
Maringlen ZHIVANI