Starova, i ftuar në emisionin “Pressing”, ka analizuar dhe ekipet e Vllaznisë, Tiranës dhe Teutës. Në fjalën e tij, trajneri i mirënjohur tha:

VLLAZNIA – “Më ka zhgënjyer, pasi ka luajtur mirë edhe me skuadrat e mëdha. Por fakti i mos reagimit fare në Laç, e sidomos në ditën e sotme kundër Bylisit, më ka ftohur. Luajti vetëm 5 minutat e fundit kundër Bylisit, që ishte në presion për të shmangur humbjen. Nuk ia heq të drejtën asnjë njeriu, asnjë skuadre. Vllaznia le të ndjekë objektivat e Europës”.

TIRANA – “Tirana ndaj Durrësit nuk doli dot në lojën e saj. Dunga ka shpejtësi, por kur Tirana luan aq thellë, është shumë e vështirë të fillosh të dalësh në sulm. Cobinnah është super i shpejtë, Dunga, Halili super i shpejtë, por mënyra e lojës nuk përshtatet.

TEUTA – “Teuta e qarkulloi shumë mirë topin. Kallaku është një lojtar që bën diferencën. Sulmuesit duhet të rrisin nivelin dhe ndoshta do të vijnë në formë. Janë dy lojtarë të sulmit që kanë nivel, si dhe kanë lojtarë si Çyrbja, Vila, Avdyli, dhe skuadra duhet me patjetër të rikuperojë disa probleme të vogla dhe të marrin pikët e duhura”./abcnews/