Pas fitores ndaj Vorës javën e kaluar, Besëlidhja ka marrë fitoren e dytë rradhazi, teksa mesditën e sotme, ka triumfuar me shifrat 2-1 ndaj Apolonisë dhe është ngjitur në vendin e nëntë me 29 pikë, dy më tepër se Lushnja.

Lezhjanët patën nën kontroll ndeshjen dhe kaluan në avantazh të dyfishtë, ndërsa Apolonia u zgjua në të 80-ën për të rihapur takimin, por vetëm kaq.

Danaj dhe Përgjoni shënuan për lezhjanët, ndërsa miqtë nga Fieri rihapën takimin me anë të Umejiego në të 80-tën, por nuk ia dolën të shmangin humbjen.

Pas kësaj ndeshje, Besëlidhja është ngjitur në vendin e nëntë me 29 pikë, dy më tepër se Lushnja, teksa takimin e rradhës do ta luajë javën e ardhshme ndaj Shkumbinit.
Maringlen ZHIVANI