Pas barazimit ndaj Lushnjës, Bylisi është rikthyer te fitorja, teksa mesditën e sotme ka triumfuar me shifrat 2-1 ndaj Vorës dhe është shkëputur në krye me 54 pikë, tre më tepër se Erzeni, që do ta luajë nesër ndeshjen e javës së 23-të.

Emini dhe Qardaku shënuan për mallakastriotët në pjesën e parë, ndërsa miqtë nga Vora rihapën takimin me anë të Vatës në të të 61-tën, por nuk ia dolën të shmangin humbjen.

Kështu, futbollisti shkodran Eridon Qardaku është kthyer në protagonist për këtë skuadër me lojën dhe golat që po shënon dhe po i jep pikët e duhura asaj.

Me golin e sotshëm, Qardaku ka shkuar në kuotën e 11 golave, duke qenë kështu golashënuesi më i mirë i ekipit të Bylisit.
Maringlen ZHIVANI