Shkodra e 19-vjeçarëve është mundur nga Tirana, ditën e sotme në ndeshjen e luajtur në kryeqytet, në fushën “Skënder Halili”. Shkodranët u ndëshkuan me plot tetë gola njëri pas tjtetrit, ndërsa ata shënuan vetëm një gol.

Në minutën e 6’, Bytyqi realizoi golin e parë për Tiranën. Kur pritej reagimi i Shkodrës, kryeqytetasit realizojnë edhe dy gola të tjerë deri në fund të pjesës së parë, me anë të Birçaj dhe Tafës.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat. Në të dytën, Tirana do të shënonte edhe 5 gola të tjerë, ndërsa Shkodra shënoi edhe golin e nderit me anë të Mehmetajt.

Pas kësaj humbje të thellë, Shkodra U19 renditet në vendin e nëntë me vetëm 10 pikë, teksa shpresohet që kjo ndeshje të mos ndikojë në kampionat në javët e ardhshme tek ekipi.

Ky është viti i dytë që Shkodra U19 merr pjesë në Superioren e të rinjve dhe përgjithësisht ata kanë zhvilluar paraqitje të mira, në këto dy vite.
Maringlen ZHIVANI