Ditën e sotme, u luajtën pesë sfidat e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë, ku nuk munguan surprizat. Kështu, Tërbuni ka arritur të marrë një barazim, në Berat me Tomorin.

Ndeshja u mbyll në një barazim pa gola, teksa në stadiumin “Tomori” të Beratit, Tërbuni i drejtuar nga trajneri shkodran, Elvin Beqiri, ka kërkuar me insistim fitoren tre pikëshe, por gjithsesi në përfundim, një barazim 0-0 me Tomorin në transfertë, nuk është keq.

Pas kësaj ndeshje, Tërbuni renditet në vendin e gjashtë me 35 pikë, teksa takimin e rradhës do ta luajë ndaj Butrintit në shtëpi.

Pukjanet jane ende ne gare per te qene ne gjashteshen e pare e cila do te luftoje per te zene nje vend ne play-off. Mundesite ato i kane, megjithate ne ndeshjet e mbetura nuk i duhen shume barazimet.
Maringlen ZHIVANI