Ashtu siç kishim premtuar, qe prej kesaj jave “Shkodra Sport” do te sjelle para jush analizat teknike te ndeshjes se çdo jave si te kategorise Superiore ashtu edhe te asaj te pare. Pas analizes se bere nga specialisti Kreshnik Krepi per ndeshjet e javes se 4-te te kategorise se pare, sot po ju percjellim edhe analizen e kategorise Superiore.”Shkodra Sport” ka perzgjedhur specialistin e mirenjohur Armando Cungu per te analizuar ate çfare ka ndodhur ne pese ndeshjet e kesaj jave.

Analiza e javës së shtatë nga Armando CUNGU

1. Partizani – Teuta (1-1)
Ndeshje e nje niveli mesatar, pa shume emocione, pa raste, ku munguan manovrat sulmuese ne të dy portat respektive. Me shume mori Partizani se Teuta. Durrsaket duhet te kerkonin me shume nga kjo perballje, duke pasur parasysh shenimin e golit te avantazhit dhe mbi te gjitha superioritetin numerik qe kishte Teuta per rreth 55 min.

2.Skenderbeu – Luftetari (2-0)
Edhe pse me shume veshtiresi arrin ta fitoje ndeshjen ne minutat shtese te lojes. Skenderbeu mori 3 pike shume te rendesishme kur vinte mbas nje humbje derrmuese nje jave me para ne Shkoder kunder Vllaznise dhe kishin perballe Luftetarin qe javet e fundit tregoi ecuri te mire ne loje dhe ne pike.

3.Flamurtari – Tirana (2-2)
Kur të gjithe mendonin qe Tirana do ishte fituesja e sfides, duke pare ecurine e Flamurtarit ne keto jave, nuk ndodhi ashtu. Nje barazim qe tregon se Tirana nuk eshte akoma gati për te dale kampion, mbasi ne keto jave ka treguar oshilacione te shumta ne lojerat e saj.

4.Laçi – Bylis (0-0)
Vazhdon momenti shume pozitiv per Bylisin qe po e tregon me loje dhe rezultat. Me plot goje mund te themi surpriza e deritanishme e kampionatit. Me ate çka po tregojne ne fushe, ballshiotet meritojne komplimente. Te kunderten mund te themi per Laçin qe vazhdon te mos tregoje ate çka pretendoi ne objektivat e fillim sezonit, jo vetem jane shume larg kampionatit por po i largohet dhe të qenurit afer kupave të Europes.

5.Kukesi – Vllaznia (1-2)
Nje pjese e pare pozitive per Vllaznine, ku arrin te shenoje shpejt dhe tregohet e kujdeseshme duke luajtur shume e mbyllur per te mos i krijuar hapsira ekipit të Kukesit dhe duke i besuar kundersulmit qe e vuri ne veshtiresi mbrojtjen kundershtare. Edhe pse pesoi gol ne pjesen e dyte, Vllaznia nuk u shthur por ishte korrekte ne detyrat taktike dhe me ane të nje kundersulmi të shpejte arriti të realizoje golin e dyte dhe të fitores. Pike të arta per Vllaznine dhe interpretim shume i mire i lojes. Per Kukesin mund të themi apatik, pa impuls dhe shume larg asaj çka pritet.