Disfata përballë Majorkës mund të largojë edhe më shumë Real Madrid nga Barcelona kryesuese në kampionat. Ndaj edhe Karlo Ançleoti e ka cilësuar një humbje të rëndë atë të skuadrës së tij në duelin e sotme në La Liga.

Pas sfidës, tekniku nuk ishte i kënaqur me rezultatin, por theksoi se ekipi kishte bërë një lojë të mirë, përtej faktit që nuk kishte menaxhuar siç duhet minutat e parë.

“Humbje e rëndë, edhe pse ishte ndeshja që prisnim. Një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë. Nuk patëm fat që ta menaxhonim, pasi na shënuan shumë shpejt dhe pastaj u bë shumë e vështirë.

Kishte shumë faulle, ndeshja u ndërpre shpesh, kishte rrëzime lojtarësh. Por këto ndeshje duhen luajtur deri në fund. Ne e meritonim barazimin, humbëm një penallti, kishim raste por hapësirat ishin të vogla,. Ne e bëmë ndeshjen tonë, por është një humbje që të dhemb shumë.

Vinicius? Çdo gjë që ndodh nuk është faji i Vinicius. E vetmja gjë që ai dëshiron të bëjë është të luajë futboll por pastaj është ambienti që e provokon, rivalët që i afrohen dhe i bëjnë faulle… Duhet ndryshuar pak fokusi. Shihni vetë se çfarë ndodhi me të në ndeshjen e sotme”, deklaroi Ançeloti pas përfundimit të takimit.