Në një intervistë për emisionin “Esporte Record” të “TV Record”, Carlo Ancelotti ka lënë të kuptohet se në Botërorin e 2026-ës do të shkojnë vetëm lojtarët më në formë.
“Për të qenë pjesë e kombëtares së Brazilit duhet që të gjithë duhet të jenë në maksimum. Brazili ka shumë lojtarë të mirë dhe prandaj më duhet që të grumbulloj vetëm lojtarët, të cilët janë në maksimum”, tha komisari teknik italian, i cili shpjegoi se detyra e tij e re përveç se është një privilegj i jep edhe shumë dhimbje koke.
“Nëse Neymar apo Vinicius do të jenë në 90% të formës së tyre atëherë unë nuk do t’i grumbulloj në Botëror. Ju them sot, me mua do të udhëtojnë vetëm ata, të cilët janë në 100% të formës”, tha Carlo Ancelotti.















