Fondi Publik i Investimeve Saudite janë rikthyrer në bisedime me Suning për blerjen e Interit me një ofertë që kap shifrat e 1.2 miliardë eurove. Sky Sport Italia raporton se arabët janë kthyer me një ofertë më të mirë për të bindur pronarët kinez.

Fondi Arab raportohet të jetë i interesuar prej disa kohësh për blerjen e zikaltërve, megjithatë, në çdo rast kur ata kanë qenë lidhur me një blerje të mundshme, në fund asgjë nuk ka ndodhur. Sa herë flitej për blerës të mundshëm, kompania Suning ka rikonfirmuar gjithnjë qëndrimin e tyre për të vazhduar në kontroll të klubit italian.

Megjithatë, oferta e fundit e sheikëve është vërtet e lartë, aq sa amerikanët e RedBird shpenzuan për blerjen e Milanit. Ndryshe nga RedBird, arabët kanë ofruar 1.2 miliard për 100% të aksioneve. Mbetet të shihet përgjigjja e zyrtarëve të Suning për këtë ofertë të fundit.

Nuk perjashtohet mundesia qe keta te fundit te binden dhe ta leshojne klubin ne doren e sheikeve te cilet kane nje plan te qarte per ta kthyer kete klub serish ne nivelet me te larta te futbollit europian.