Shqipëria do të luajë ditën e diel sfidën e dytë kualifikues të Kupës së Botës. Kuqezinjtë pas ndeshjes ndaj Andorrës, do të presin në “Air Albania”,

Kombëtaren e Anglisë. Kjo ndeshje do të luhet pa tifozë pasi Qeveria ka kthyer përgjigje negative për hyrjen e tifozëve.

I ftuar në emisionin “Skaner”, ish-lojtari i Kombëtares dhe aktualisht kryetari i Sindikatës së futbollistëve, Andi Lila ka folur për këtë refuzim që Qeveria i ka bërë FSHF-së.

“Është paradoks i madh që një stadium 22 mijë vendesh mos të ketë tifozë në stadium. Ndoshta kryeministri nuk do që tifozët të vijnë në stadium se do bërtasim ‘Rama ik’.

Ndoshta është e padrejtë kur presidenti i FSHF-së i bën kryeministrit një thirrje publike dhe ky i fundit nuk kthen një përgjigjje. Ky i fundit në 2016 gati sa nuk flinte në hotelin e kombëtares se kam qenë vetë dëshmitar. Mund të kishte të paktën një përgjigjje qoftë edhe negative,”-u shpreh Lila./newsport/