Rikthehet dhu.na në futbollin shqiptar. Një gol në sekondat e fundit të ndeshjes Maliqi-Vora, ndikoi që situata të dalë jashtë kontrollit në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Golin e fitores e shënoi Maliqi në minutën e 90+7 me anë të Isufit, ndërsa në këtë moment lojtarët mikë u tradhtuan nga nervat duke iu vërsulur gjyqtarit anësor Rexhep Muzhqi, duke e shtyrë dhe goditur duke pretenduar se goli ishte në pozicion të parregullt.

Të tërbuar nga kjo situatë, futbollistët e Vorës, janë përballur me 4 tifozë të Maliqit, ndërsa situata ka dalë jashtë kontrollit. Forcat e sigurisë duhej të ndërhynin.Disa nga futbollistët e Vorës ndodheshin jashtë rrethimit të brendshëm të aneksit, duke shkëmbyer grushte dhe shkelma me 4 tifozët e Maliqit.

Pjesa tjetër e vorakëve, tentuan të kalonin hekurat, duke krijuar një situatë shumë të shëmtuar që nuk është e përshtatshme për ndeshje futbolli.

Pas rreth 5 minutash situata është marrë nën kontroll nga policia, ndërsa miqtë nga Vora, kanë mbetur të bllokuar për minuta në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ku kanë lëvizur të lirë në momentin që zona u bashatis.