Java e 21 në Abissnet Superiore regjistroi katër fitore të ekipeve vendase, teksa përballja Partizani-Vllaznia përfundoi në barazim 1-1. Emisioni “Analizë Superiore”, që transmetohet çdo javë në Supersport nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalistit të Shqipërisë U19, ka publikuar formacionin më të mirë deri në javën e 21. Katër ndryshime mes më të mirëve deri në këtë fazë të sezonit krahasuar me javën e mëparshme.

Në portë konfirmohet Mario Dajsinani i Laçit, teksa reparti i mbrojtjes është “riformatuar” plotësisht. Fallou Diagne i Vllaznisë i zë vendin Bruno Lulajt dhe formon dyshen e qendrës me Erion Hoxhallarin, kapitenin e Tiranës.

Erjon Ndreca (Kukësi) dhe Erdenis Gurishta (Vllazninë) u kanë liruar pozicionet e tyre Ilir Allmuçës (Egnatia) dhe Albion Markut (Partizani). Në mesfushë prurja e re është Ennur Totre.

25-vjeçari i Tiranës po kalon një moment shumë të mirë, ka spostuar Gjelbrim Taipin e Kukësit nga formacioni i më të mirëve deri në javën e 21, dhe tani formon dyshen e qendrës së mesfushës me Julian Shehun e Laçit.

Në krah konfirmohen Edi Basa (Kukësi) dhe Liridon Latifi (Vllaznia), ndërsa nuk ndryshon edhe sulmi, aty ku pozicionohen Saliou Guindo (Laçi) dhe Taulant Seferi (Tirana), dy golashënuesit më të mirë të kampionati me nga 11 gola.