Friday, June 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ 'Habit' Teuta: Ofertë 10 mijë euro në muaj për portierin e...

MERKATO/ ‘Habit’ Teuta: Ofertë 10 mijë euro në muaj për portierin e Elbasanit!!!

Merkatoja e kësaj vere duket se do të jetë shumë e nxehtë në futbollin shqiptar dhe shenjat e para kanë filluar të shfaqen. Burime për media, bëjnë të ditur se trajneri i ri i Teutës, Edlir Tetova ka nisur projektin ambicioz te ekipi durrsak për të rivalizuar sezonin e ri mes më të mirë në Superiore me transferimin e portierit të Elbasanit.

Fjala është “gardianin” çek të verdhebluve Martin Janacek. Për të arritur te 25-vjeçari, Teuta po përdor strategji “djallëzore”, duke e tunduar me rrogë 10 mijë euro në muaj.

Janacek nuk e ka marrë vendimin për të ardhmen, ndërsa i përfundon kontrata këto ditë me Elbasanin, çka do të thotë se mund të kaloi te Teuta pa asnjë kacidhe, pra transferim falas.

Portieri i ekipit elbasanas e tregoi në edicionin që lamë pas se çfarë aftësish të jashtëzakonshme ka në katërkëndësh, jo vetëm gjatë lojës, por edhe në pritjen e 11-metërshave, rasti më tipik karshi Flamurtarit në transfertë, 2 penallti të ndalura. Sipas “Transfermarkt”, Janacek vlen 400 mijë euro.         

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments