Ne Shkoder shumica e opinionit sportiv, perfshi ketu edhe jo pak ish- futbolliste dhe specialiste, kane qene kunder emerimit te Migen Memellit ne krye te Vllaznise. Kjo nisur nga emrat e shumte qe Shkodra ka ne trajnim, e po ashtu edhe nga mungesa e eksperiences se ketij trajneri.

Por nga ana tjeter, ka edhe nga ata qe i kane dale ne mbrojtje trajnerit te ri te Vllaznise. Njeri prej tyre eshte edhe ish- futbollisti i kombetares Andi Lila, tashme ne rolin e opinionistit. Ja si eshte shprehur ai ne emisionin “Skaner”:

“Memelli në prezantimin e tij nuk u shpreh që objektivi i Vllaznisë do të jetë shpallja kampion. Unë dua të bëj avokatin si të Shtubinës ashtu edhe të Memellit. Shtubina është një personazh i ri në futbollin shqiptar i cili sapo la futbollin, u bë drejtor i Egnatias ku dhe pati sukses në ndërtimin e asaj skuadre sëbashku me presidentin dhe me trajnerin. Pra e krijoi një CV të veten.

Ndërsa për Memellin që mori drejtimin e Vllaznisë, sigurisht që nuk jam dakord me disa që thonë se emërimi i tij erdhi si “rrufe në qiell të hapur” dhe po ashtu disa personazhe të tjerë që e kanë përgojuar.

Çfarë të keqe ka të shkojë Memelli në Shkodër dhe të marrë Vllazninë? Kur do të vijë momenti që ne t’u japim besim edhe këtyre trajnerëve të rinj? Nuk mund ta paragjykojmë pa nisur ende punë. Mediat, tifozët e kanë kryqyzuar Memellin, kush është ky, pse duhet të jetë ai trajner i Vllaznisë, etj, etj.

U them të gjithë atyre që janë skeptikë me Memellin: Ta lëmë të punojë dhe nëse dështon, patjetër që do ta kryqëzojmë, por jo që tani, ende pa filluar punë”- eshte shprehur Andi Lila./SHKODRA-SPORT.COM/