Futbollisti me origjine nga Shkodra Andrea Ndoj ka bere nje tjeter paraqitje te mire ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe Olimpiakos U17 ka luajtur ndaj AEK te cilen e fitoi me rezultatin 3-1.
17 vjeçari shqiptar ka qene madje protagonist ne kete takim te rendesishem, perveçse me lojen e tij te shkelqyer ne mesfushe, ka kontribuar edhe ne shenimin e nje goli.
Pas nje krosimi ne zone, shtatelarti Ndoj ka kercyer lart me koke dhe ka arritur ta dergoje topin ne rrjete. Me kete fitore Olimpiakos U17 eshte ngjitur ne kuoten e 29 pikeve duke mbajtur vendin e pare ne renditje dhe ecen i sigurte drejt titullit kampion.
Nje kontribut ne kete ecuri padyshim qe ka edhe futbollisti shqiptar, i cili siç dihet muajt e fundit vendosi t’i bashkohet kombetares greke.
www.shkodrasport.com