Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIAnëtari i Komitetit Ekzekutiv: Vllaznia pa grintë, e kishte parapërgatitur rënien nga...

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv: Vllaznia pa grintë, e kishte parapërgatitur rënien nga kategoria

I ftuar në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Abdyl Kuriu, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, e ka parë shumë të zymtë situatën te Vllaznia.

Kuriu u shpreh se shkodranët sot kundër Partizanit ishin një skuadër pa grintë dhe dukej sikur e kishin parapërgatitur rënien.

“Përderisa Vllaznia ka nisur rrugën për kategorinë e parë ky sezon është super i dështuar për shkodranët.

Një skuadër pa grintë, pa dëshirë. U mundën nga një skuadër e cila kishte interesat e veta, Vllaznia e kishte parapërgatit largimin.”

Eduart Prodani, një tjetër i ftuar, për temën në fjalë shtoi: “Vllaznia mu duk e dorëzuar, e domoralizuar .

E pash me kujdes ndeshjen sepse kishte zëra se Partizani do ta toleronte. Të kuqve iu duheshin pikët për të kapur Europën dhe i morën. Ky është futbolli.”/balkanweb/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments