Befasia e mbremshme e Liverpul qe arriti te bente te pamundur ndaj Barcelones, eshte perseritur edhe sonte. Nje tjeter skuadre angleze, kete here Totenhen ka bere nje tjeter te pamundur. Ka arritur te permbyse shifrat nga 2-0 ne 2-3 brenda ne Hollande ndaj Ajaksit dhe eshte kualifikuar per ne finalen e Uefa Champions League.

Braziliani Lucas Moura ka qene njeriu i mbremjes teksa ne 45 minutat e dyta ka arritur te shenoje tre here dhe ta kualifikoje skuadren e tij ne finale. Nje kualifikim dramatik sepse goli i fitores ka ardhur pikerisht ne minuten e 95-te duke e bere edhe me te bukur kete fitore.

Hollandezet nuk kane dashur t’u besojne syve por ky eshte realiteti. Futbolli i sotem europian u takon anglezeve, atyre qe e shpiken kete loje dhe qe luajne futbollin me te bukur ne bote.

Suprizat e mbremshme te Liverpul dhe e sotme e Totenhen e vertetojne me se miri kete gje. Nje shembull qe duhet te marrin te gjithe.