Alban Bushi ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport News” në “News 24”. Trajneri i Kombëtares U21 ka folur për Europianin Gjermani 2024 që e pret Shqipërinë në qershor.

Bushi ka shprehur besimin e tij se kuqezinjtë e Silvinjos mund të kalojnë grupin, ndërsa shton se ndaj Italisë dhe Kroacisë ekipi jonë kombëtar mund të arrijë edhe fitoren.

“Shqipëria ka treguar që ka rrahur ekipe shumë të mëdha si Çekia dhe Polonia. Ka një atmosferë komplet ndryshe me Silvinjon. Tifozët janë shumë të karikuar. Do të ketë shumë tifozë si në Dortmund, si në Hamburg, si në Dyzeldorf.

Mendoj që do të bëjë mirë Shqipëria dhe kam shumë besim që do ta kalojmë grupin. Mendoj që i marrim pikë Kroacisë dhe Italisë. I marrim fitore”, ka thënë Alban Bushi./Sport Ekspres/