Anglia është kombëtarja e parë nga Europa që ka siguruar zyrtarisht biletën për Kupën e Botës 2026. Anglezët bënë më së miri detyrën në transfertën ndaj Letonisë, duke fituar 0-5 në Riga.
Për anglezët shënoi fillimisht Anthony Gordon në minutën e 26-të, pas një topi të gjatë të marrë nga John Stones. Në fund të pjesës së parë, i zakonshmi Harry Kane shënon dy herë për anglezët. Fillimisht me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 44-të dhe në shtesë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë mbyllet 0-3.
Në minutën e 59-të, pas një topi në zonë nga Djed Spence, topi përplaset në këmbët e Maksims Tonisevs dhe përfundon në rrjetë. Në minutën e 86-të, Eberechi Eze vulosi fitoren 0-5 me golin e tij.
SHIKOGOLAT
Pas humbjes nga Shqipëria, Serbia ka fituar në transfertën ndaj Andorrës me rezultatin 1-3. Guillaume Lopez shënon një eurogol për Andorrën nga gati gjysma e fushës në minutën e 17-të, pasi përfitoi nga një top i humbur nga Stankovic dhe dalja e gabuar e portierit. Dy minuta më pas, serbët barazuan shifrat 1-1 falë një autogoli të Christian Garcia, pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në minutën e 54-të, Dusan Valhovic shënon me kokë, pas krosimit të Kostic. Aleksandar Mitrovic shënoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 77-të.
SHIKOGOLAT
Situata në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria është si më poshtë:
1.Anglia 18 pikë me 6 ndeshje
2.Shqipëria 11 pikë me 6 ndeshje
3.Serbia 10 pikë me 6 ndeshje
4.Letonia 5 pikë me 7 ndeshje
5.Andorra me 1 pikë në 7 ndeshje
Ndeshjet e ardhshme më 13 nëntor: Andorrë-Shqipëri dhe Angli-Serbi. Që Shqipëria të sigurojë zyrtarisht biletën për në play-off, duhet që të fitojë ndaj Andorrës dhe Serbia të mos fitojë ndaj Anglisë.