Aventurë e re për Renato Arapin, mijëra kilometra larg Shqipërisë.Trajneri që drejtoi Teutën e Durrësit deri në javën e tretë të këtij kampionati do të jetë krahu i djathtë i Ernest Gjokës në Arabinë Saudite, pikërisht te klubi Ohod i Medinës.

Kjo skuadër militon në ligën e dytë arabe dhe dyshja e trajnerëve shqiptare do të kërkojë ta ngjisë në elitë. Gjoka u prezantua te Ohod dy javë më parë, ndërsa ditët e fundit i është bashkuar në Arabi edhe Arapi si ndihmës.

Ndërkohë dje skuadra e Gjokës edhe e Arapit ka luajtur për kampionat, teksa kanë barazuar me shifrat 1-1 në shtëpi ndaj Al-Arabit, me ish-trajnerin e Teutës që debuton me një barazim.

Kuptohet qe nje aventure e tille do te thote nje eksperience e re per Arapin i cili menjehre pas lenies se futbollit, nisi fillimisht detyren e drejtorit sportiv tek Teuta dhe me pas, u be edhe trajner i ekipit te pare, por gjerat nuk i shkuan ashtu si duhet dhe si rrjedhoje u largua shpejt prej saj.