Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAnglia i bëhet makth Brazilit, 12 mungesa për ndeshjen kundër Argjentinës

Anglia i bëhet makth Brazilit, 12 mungesa për ndeshjen kundër Argjentinës

Vendimi i klubeve angleze për të mos lënë të lirë futbollistët për ndeshjet e skuadrave të Amerikës së Jugut, ka penalizuar ndjeshëm përfaqësuesen e Brazilit.

Një numër i madh lojtarësh nuk kanë mundur të udhëtojnë për t’iu bashkuar përfaqësueses duke i krijuar probleme të mëdha trajnerit Tite.

Situata në fjalë bën që ai të mos ketë në dispozicion plot 12 futbollistë për ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit që është ndaj Argjentinës.

Lista e atyre që mungojnë është me të vërtetë një listë luksi pasi emrat janë: Alison, Ederson, Tiago Silva, Fabinjo, Fred, Rafinja, Roberto Firmino, Gabriel Zhesus, Riçarlison, Klaudinjo dhe Malkom, të cilëve u shtohet Markinjos i pezulluar.

Në një situatë të tillë, ndaj Argjentinës nesër në Recife do të zbresë në fushë një skuadër që është shumë larg asaj më të mirë të mundshme: Ueverton; Danilo, Militao, Miranda, Aleks Sandro; Kasemiro, Bruno Gimaraesh, Lukas Pakueta Vinícius; Nejmar dhe Gabriel Barbosa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments