Teuta ka mundur në transfertë Kukësin me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes ka reaguar trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Ai u shpreh se këto janë shumë pikë të rëndësishme dhe duket sikur kampionati ka filluar për ta tani.

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, ishte jetike për ne. Ja dolëm përballë Kukësit, edhe pse ishte e vështirë. Këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme për ne.

Ndryshimet që bëra në pjesën e dytë dhanë rezultat, e dinim që do kishin ndikim. Unë ju thash edhe djemve që e kemi nisur sot kampionatin. Na duhen pikë, nuk duhet të kënaqemi në mënyrë absolute, duhet të karikohemi, futbolli do shpirt.

Po e shohim edhe në Botëror që po eliminohen ekipe të mëdha dhe po fitojnë si Maroku. Futbolli është karakter”, u shpreh Martini në një prononcim për “Oversport”.