Brajan Gruda vijon të shkëlqejë në Gjermani. Sulmuesi me origjinë shkodrane, por i rritur në vendin e katër herë kampionëve të Botës po shënon rregullisht. Duke bërë kështu që të cilësohet si një nga futbollistët me më të ardhme në Gjermani dhe pjesë e kombëtares u-19.

Edhe ditën e sotme ai ishte protagonist kryesor me ekipin e Mainz u-19. Ku shkodrani luan që fëmijë me skuadrën gjermane, Gruda shënoi dy herë në fitoren që ata arritën kundër St.Pauli në kupë. Do ishte Gruda që do hapte llogaritë e ndeshjes në minutën e 35-të të ndeshjes. Golat do pasonin njëri-tjetrin për ekipin e Mainz dhe shifrat në fund do ishin 5-2.

Ku do ishte sërish mëngjërashi që do mbyllte goleadën për ekipin e tij në minutën e 83-të. Njëri prej golave madje ishte spektakolar, ku erdhi nga goditja e dënimit. Pas 8 golave në kampionat tashmë shkodrani ka gjetur edhe golat në kupë për të rinjtë në Gjermani me skuadrën e Mainz. Gruda aktualisht është pjesë edhe e skuadrës së parë të Mainz.

Ku para pak javësh ai firmosi kontratën e tij të parë si profesionist me këtë skuadër. Me siguri me performanca të tilla, sulmuesin do e shohim shprejt në Bundesliga, duke debutuar me skuadrën e njohur gjermane.
Endri ÇINARI