Vllaznia eshte ankuar sistematikisht per arbitrat gjate ketij sezoni dhe llogarite behen ne menyra te ndryshme per shume pike qe i mungojne asaj ne renditje, pikerisht nga vendimet e njeanshme te tyre.

Vete presidenti Xhaferi pas ndeshjes se fundit me Kukesin eshte shprehur se “skuadra ndodhet ketu ku eshte aktualisht edhe per shkak te arbitrave te cilet e kane ndeshkuar Vllaznine”.

Por krejt ndryshe mendon Bujar Pregja, nje emer i njohur i kesaj fushe. Gjate emisionit “Skaner” ai eshte pergjigjur ne kete menyre, per kete çeshtje:

“Tek Vllaznia jane ankuar shume here dhe ne i kemi pare dhe sterpare ne studio, i kemi diskutuar ato dhe nuk mund te themi nese kane te drejte apo jo ne pretendimet e tyre. I vetmi rast qe mbaj mend une kur eshte penalizuar ajo, eshte ne ndeshjen Vllaznia- Egnatia, kur eshte penalizuar per nje 11-metersh te padhene ne minuten e 90-te.Ate rast nuk e ka pare as arbitri ne fushe dhe nuk eshte thirrur as nga VAR.

Sa i takon golit te Vllaznise ne ndeshjen e fundit ndaj Kukesit, goli i saj eshte i rregullt sepse eshte konfirmuar nga VAR-i dhe eshte i rregullt”./SHKODRA-SPORT.COM/