Basania merr nje tjeter fitore ne kampionat. Ne ndeshjen e rradhes, ate te luajtur paraditen e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez, ekipi i drejtuar nga trajneri Haris Lika ka fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj KF Çerma.

Gjithçka eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare kur Basania ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit, fillimisht me ane te futbollistit Puka dhe me pas me Milen duke e bere qe kjo pjese te mbyllej ne shifrat 2-0.

Ne te dyten do te shenohej edhe nje tjeter gol, kete here nga futbollisti Colaj i ardhur nga stoli dhe kesisoj ai ka kompletuar fitoren e paster te skuadres se tij.

Ne fazen e trete Basania FC ka patur nje ecuri me te mire teksa ne 4 ndeshje ka arritur te marre 2 fitore, 1 barazim dhe nje humbje, duke qene i pozicionuar me 7 pike ne vendin e trete./SHKODRA-SPORT.COM/


KF ÇERMA- BASANIA FC 0-3

Golat: Ergys Puka ’23, Albert Mila ’27, Franko Colaj ’58

BASANIA: Muçejani, Mani, Hila, K. Zagani, Puka, Suka, Mila, Mehja, M. Zagani, Zefi, Abdija. Trajner Haris Lika. U aktivizuan edhe Vuka, Colaj, Lazri e Lami.