Ka nisur sot ne Tirane kursi me i ri i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ai per skautet. Ai do te zhvillohet i ndare ne tre periudha dhe do te zgjase deri me 1 qershor, dite kur pjesmarresit ne te do te paisen edhe me nje license nga FSHF per ushtrimin e ketij profesioni.

Nderkohe “Shkodra Sport” meson se pjesmarres ne kete kurs jane edhe 5 shkodrane. 4 prej tyre i shikoni ne foto dhe behet fjale per ish- arbitrin e njohur Ditmar Jubica, per menaxherin Artan Ruçi, per administratorin e Akademise “Djelmnia Shkodrane” Fatmir Marku dhe per video- analistin e Vllaznise dhe njekohesisht drejtorin sportiv te shoqates Shpresa, Ardit Mani.

Mungon ne foto, por eshte edhe ai pjesmarres ne kete kurs edhe presidenti i Akademise “Djelmnia shkodrane” Benardin Kulla, i cili siç dihet ben edhe detyren e menaxherit te futbollit.

Ne kete menyre qe nga muaji i ardhshem, Shkodra edhe zyrtarisht do te kete edhe 5 skaute te futbollit dhe te shpresojme qe secili prej tyre te beje me te miren ne kete profesion, per te zbuluar talentet te reja shkodrane dhe per t’u dhene atyre mundesine pastaj te luajne ne klubet me te njohura ne Shqiperi dhe jashte saj./SHKODRA-SPORT.COM/