Mançester Junajtid po përgatitet për sezonin e ardhshëm dhe kërkon që në “Old Traford” të transferojë yllin e mesfushës së Juventusit, Adrien Rabiot.

Futbollistit francez i përfundon kontrata në muajin qershor dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar, duke bërë që francezi të largohet me parametra zero.

I afruar 4 sezone më parë për 25 milionë euro, Rabiot ka qenë protagonist me Juventusin.

“L’Equipe” raporton se Ten Hag ka kontaktuar mesfushorin dhe i ka kërkuar që të bashkohet me të te Mançester Junajtid. Pas kontakteve që Ten Hag kishte me mesfushorin, klubi ka nisur nga puna për të përgatitur ofertën që do të nisë në drejtim të futbollistit.