Kristjan Asllani feston sot 21-vjetorin e lindjes. Mesfushori i Interit ka sjellë arome feste në familjen e tij teksa është babai i pari që e ka uruar.

Gentiani, përmes një postimi në rrjetet sociale, shfaq lumturinë për këtë ditë speciale të të birit ku shkruan: “Edhe 100 të tjera Kristi”.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është pjesë e Interit në kampionatin italian. Gjithashtu te kuqezinjtë pritet të jetë lideri i kësaj përfaqësueseje. Edhe pse minutat me zikaltërit nuk i ka pasur të shumta, të gjithë besojnë te potenciali që elbasanasi zotëron.

Sot është dita e tij, është momenti që bashkë me familjen të festojë 21-vjetorin e lindjes. Sigurisht edhe nga Interi me siguri do të kujdesen për të surprizuar lojtarin e Kombëtares sonë, i cili jeton me moton: “Fjalë pak e punë shumë”.