Antonio Konte nuk do të jetë trajneri i Totenhemit sezonin e ardhshëm dhe duket se italiani me shumë mundësi nuk do të mbyllë as këtë sezon.

Duket se drejtuesit e klubit nga Londra kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe duket se një emër i madh flitet për një rikthim të bujshëm.

Bëhet fjalë për Mauricio Poçetinon. Të paktën kjo është ajo që përflitet në mediat angleze, me argjentinasin që mund të marrë dhe njëherë stolin e Spërsave në verë.

Duket se kjo është ajo që kërkojnë dhe tifozët të cilët me 51-vjeçarin në krye kanë qenë pranë fitimit të disa trofeve, siç është dhe Liga e Kampionëve, të cilës i shkuan mjaft pranë në vitin 2019, duke u mundur në finale nga Liverpuli.