Duket se tabute, makthet e “macet e zeza” dhe terset per futbollin shqiptar kane zene te thyhen e te largohen njehere e mire. Nje lloj hakmarrje ka nisur prej Shqiperise ne drejtim te atyre qe per vite e dekada me radhe na kane mundur rregullisht e madje na kane shenuar edhe nga nje thes me gola.

Dhe kjo lloj hakmarrje nisi qe me fitoren ne Europian ndaj Rumanise 1-0 me golin e Sadikut ne “France 2016” dhe e fundit eshte fitorja ne miqesoren me Bullgarine ne Tirane 2-0 ne 17 tetor 2023.

Fjala eshte per ish-vendet e Lindjes ose thene ndryshe ekipet e ish-Traktatit te Varshaves si Rumania, Hungaria, Polonia, Çekia e Bullgaria, me te cilat ende vazhdojme te kemi bilance negative nderkohe qe nga Perendimi skuadrat qe e kane mundur Shqiperine rregullisht e madje thelle vazhdojne te mbeten Spanja, Austria, Anglia e Franca.

Me poshte po ju bej publike nga arkivi im personal te gjitha statistikat interesante qe Shqiperia ka me ish-kombetaret e Lindjes.

Shqiperi – Rumani, i mundem rumunet pas 68 vjetesh! Dhe kjo ndodhi ne finalet e kampionatit europian France 2016 ku ne fituam 1-0.

Edhe pse ne 2010-2011 me rumunet kishim arritur 2 barazime 1-1 per eliminatoret e Kampionatit boteror. Per here te pare e te fundit kishim fituar me rumunet me 2 maj te 1948 ne Bukuresht, 1-0 me gol te Pal Mirashit, ne nje ndeshje te vlefshme per Kampionatin ballkanik e te Europes Qendrore.Kemi luajtur 17 ndeshje me ta dhe kemi 11 humbje, 3 barazime e 3 fitore me golaverazh negativ 10-40.

Shqiperi- Hungari,i mundem hungarezet pas 73 vjetesh!

Nuk kishim asnje fitore me ta pervec nje barazimi 0-0 ne Tirane ne 1948 ne nje ndeshje per Kupen ballkanike e te Evropes Qendrore. Madje humbjen me te thelle futbollit shqiptar deri me sot ja ka shkaktuar pikerisht Hungaria ku ne Budapest ne 1950 e ka mundur 12-0!

Fitorja jone e fundit ndaj tyre mban daten 9 Tetor 2021 ku ne Budapest i mundem 1-0 me golin e Brojes ne nje ndeshje kualifikuese per Boterorin Qatar 2022 pasi i kishim mundur pak kohe me pare edhe ne Elbasan po 1-0 e po me autor goli Brojen. Ne 8 ndeshje me hungarezet ne kemi 2 fitore, ata 5 e 1 takim eshte mbyllur ne barazim, golaverazhi eshte pozitiv per ata 19-2.

Shqiperi -Poloni, i mundem polaket pas 70 vjetesh!

Ne 10 shtator 2023 ne Tirane, 2-0 ne nje ndeshje per kualifikueset e Euro 2024. Kishim fituar me ta per here te fundit ne Tirane 2-0 ne nje takim miqesor ne 29 nentor te 1953.

Ne 15 ndeshje te luajtura, ata kane 10 fitore, ne kemi 2 dhe 3 takime jane mbyllur ne barazim nderkohe qe galaverazhi vazhdon te jete pozitiv per polaket 20-10.

Shqiperi – Çeki + Çekosllovaki, i mundem çeket pas 71 vjetesh!

Dhe kjo ngjau ne Tirane ne 12 tetor 2023 ne nje ndeshje kualifikuese per Euro 2024 ku Shqiperia fitoi thelle ndaj tyre 3-0. I kishim mundur per here te fundit ne Tirane ne nje takim miqesor 2-1, ne 7 dhjetor te 1952. Ne 8 ndeshje te luajtura ata kane 4 fitore ne kemi 3 e 1 ndeshje eshte mbyllur ne barazim golaverazhi eshte pozitiv per çeket 14-11.

Shqiperi- Bullgari,i mundem bullgaret pas 73 vjetesh!

I patem mundur per here te fundit ne nje miqesore ne Tirane 2-1 ne 4 qershor te 1950. Dhe i mundem serisht te marten e 17 tetorit 2023 po ne nje miqesore ne Tirane 2-0.

Jane 14 ndeshje mes nesh e jo 12 siç thone “statisticienet” zhurmemedhenj te mediave shqipfolese, sepse nuk e di per ç’arsye ata harrojne edhe 2 ndeshjet Shqiperi – Bullgari te vlefshme per kualifikueset e Lojrave Olimpike 1964 ku ne 2 qershor 1963 ne Tirane bullgaret fitonin 1-0 dhe me 16 qershor po te 1963 na mundnin ne Sofie po 1-0 dhe veçanerisht vendet e kampit socialist ne Lojerat Olimpike perfaqesoheshin me ekipet Kombetare.

Ne 14 ndeshje me ta ne kemi 3 fitore, ata kane 7 te tilla e 4 takime jane mbyllur ne barazim nderkohe qe golaverazhi eshte pozitiv per bullgaret 17-10.