Ditën e sotme është zhvilluar në Shkodër “Kupa e Ikonave”, një aktivitet në nderim të 20 prej figurave të shquara të sportit të atletikës që nuk jetojnë më. Aktiviteti është organizuar nga Shoqata e Atletikës “Vllaznia” me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Federatës Shqiptare të Atletikës.
Në të përveç atletëve të Vllaznisë dhe të tjerë nga ekipe të tjera të vendit, kanë marrë pjesë edhe sportistë të ardhur nga Kosova dhe Mali i Zi, të cilët i kanë dhënë edhe më shumë bukur garave.
“Kupa e Ikonave” është organizuar në nderim të: Gëzim Mema, Vildan Tufi, Marije Rranxi, Feti Dizdari, Surri Hoti, Ibrahim Dizdari, Hysni Bebeziqi, Zef Franja, Osman Gruda, Sebije Keraj, Hivzi Kotrri, Rasim Kraja, Rrok Hila, Enver Dervishi, Kujtim Rrjolli, Valbona Teli, Asim Mujaxhi, Llesh Vuksani, Dashamir Sherja dhe Sokol Hoti.
Po ashtu, Shoqata e Atletikës “Vllaznia” ka nderuar me “Mirënjohje” pas vdekjes edhe ish- atletët Artor Mlloja, Met Rama, Ruzhdi Piraniqi, Pjetër Mandi, Ymer Syrjaja dhe Bedri Haxhija.
Sa i takon garave, u arritën këto rezultate:
100 metra meshkuj:
– Endri Rakaj- vendi 1
– Leandro Çardaku- vendi 2
– Durjon Idrizaj vendi 3
100 metra femra:
– Anoela Drobnjak vendi 1
– Lara Bubanja vendi 2
– Alberta Salillari vendi 3
200 metra meshkuj:
– Bardh Telaku vendi 1
400 metra meshkuj:
– Dejan Balla vendi 1
800 metra meshkuj:
– Sidrit Kopliku vendi 1
– Boban Magdalj vendi 2
Kërcim së gjati meshkuj:
– Endri Rakaj vendi 1
– Kolindo Kiri vendi 2
– Mario Cepi vendi 3
Kërcim së gjati femra:
– Elois Heta vendi 1
– Amela Trumçi vendi 2
300 metra meshkuj U16:
– Johert Paja vendi 1
– Luan Balla vendi 2
– Isli Shurbani vendi 3
300 metra femra U16:
– Roah Bashli vendi 1
– Mersi Pali vendi 2
Kërcim trehapësh meshkuj:
– Kolindo Kiri vendi 1
– Mario Cepi vendi 2
– Elizeo Spathari vendi 3


