Dita e sotme ka qenë dita e parë e stërvitjeve të Skënderbeut të superligës, ndërkohë që sot skuadra bardhekuqe ka zbritur në fushë me disa ndryshime, ku ndryshimi më i madh ishte Julian Ahmataj që do të drejtojë Skënderbeun këtë sezon.
Ka qenë Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi që ka prezantuar trajnerin e ri, ndërkohë që nga nesër do të fillojnë edhe prezantimet e tjera të lojtarëve që pritet të vijnë dhe të atyre që kanë ardhur tashmë në juglindje dhe do të prezantohen nga ana e klubit.
Ka qenë klubi Skënderbeu që ka sjellë këtë postim, duke i uruar mirëseardhjen trajnerit Ahmataj:
“Mirë se erdhe në shtëpi Julian Ahmataj
Skënderbeu këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Julian Ahmataj, i cili rikthehet edhe njëherë tjetër në Korçë, për të rikthyer Skënderbeu në krye të renditjes dhe për të bërë krenar një qytet të tërë. Suksese!”


