Perpara ndeshjes me Vllaznine, nga korçaret ka nje largim. Sulmuesi Frenklin Ahanonu është larguar nga Skënderbeu. 21-vjeçari ka vendosur të mos jetë më pjesë e korçarëve.

Frenklin sezonin e shkuar ishte pjesë e Turbinës në Kategorinë e Parë. Një zhgënjim tjetër për trajnerin Ivan Gvozdenoviç pas largimit të Zhordan Fleçer.

Rikujtojmë që këtë merkato kanë qenë të shumtë futbollistë të huaj që erdhën tek bardhekuqtë, por gjithashtu janë larguar duke mos justifikuar atë për të cilën erdhën.

Drejtuesit e klubit Skenderbeu nderkohe i kane gjetur gjithmone menyrat per t’i nderprere para kohe kontratat me “deshtimet” e merkatos, duke ia lehtesuar ne njefare menyre punen vetes nga ana financiare.