Tomas Myler u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën që Bajerni i Mynihut fitoi kundër PSG-së në “Allianz Arena”, duke e eliminuar këtë të fundit nga Liga e Kampionëve.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, gjermani zgjodhi të ironizonte dhe njëherë Leo Mesin, duke u shprehur se kundër Kristiano Ronaldos, Bajerni e ka pasur gjithmonë më të vështirë.

“Kundër Mesit gjërat shkojnë përherë mirë dhe e kemi më të lehtë sa i përket rezultateve.

Në nivel klubi, Kristiano Ronaldo ka qenë problemi ynë kur luante me Realin e Madridit.