HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAnte Aralica, më i miri i Vllaznisë në kualifikimin ndaj Partizanit

Ante Aralica, më i miri i Vllaznisë në kualifikimin ndaj Partizanit

Ante Aralica ishte një ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Partizani. Ai ka shënuar në ndeshjen e djeshme golin e barazimit, teksa sulmuesi kroat mposhti me një goditje Alban Hoxhën, i ndihmuar edhe nga një devijim i Bitrit.

Në fakt, te Vllaznia kanë kohë që presin të shohin Ante Aralicën e vërtetë, i cili duket se gradualisht po rritet nga ditë në ditë, teksa në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit, dha të tjera konfirmime.

Pas disa golash, Aralica shënoi ndaj të kuqve të kryeqytetit, duke u bërë edhe një ndër golashënuesit më të mirë për Vllazninë së bashku me Latifin, me plot 11 realizime të dy, në kampionat dhe Kupë së bashku.

Në golin e djeshëm, sulmuesi 25-vjeçar mposhti portierin Hoxha, teksa lëshoi një të djathtë perfekte nga brenda zonës dhe për të përshëndetur për herë të parë rrjetën e Alban Hoxhës, i ndihmuar edhe nga një devijim i Bitrit.

Krahas golave, Aralica u dallua edhe për pjesëmarrjen shumë aktive në lojën e kuqebluve, duke marrë pjesë në disa aksione të rrezikshme.

Kujtojmë se, 25-vjeçari ka firmosur një kontratë që e lidh me kuqeblutë edhe për vitin e ardhshëm, teksa pa frikë mund të konfirmohet si një nga lojtarët bazë të Vllaznisë së sezonit tjetër, megjithatë çdo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments