Prisnin te gjithe me shume prej tij, sigurisht edhe trajneri Brdariç, por sulmuesi Aralica nuk ua shperbleu kete besim dhe nuk beri asgje ashtu si duhet.
Kroati madje me lojen e tij irritoi edhe tifozet shkodrane qe ishin te pranishem ne “Arena Egnatia” te cilet i kerkonin vazhdimisht gjate pjeses se dyte qe ta zevendesonte kete lojtar.
Por ne fakt kjo nuk ndodhi. U largua Latifi, qe po mundohej te ngacmonte vazhdimisht mbrojtjen kundershtare dhe kjo gje çuditi te gjithe, perfshi ketu edhe vete lojtarin qe pastaj reagoi ne menyren jo te duhur.
Aralica ne fillim te sezonit dha shenja te mira, por ne ndeshjet e fundit nuk po tregon asgje pozitive. Ndoshta edhe menyra e lojes qe po aplikon Vllaznia nuk i shkon per shtat atij.
Ne vend qe ai te pozicionohet ne zone dhe te prese topat e larte nga krahet, per te gjuajtur me koke apo per te ulur topar per lojtaret e tjere, ai shpeshhere kthehet deri ne mesfushe, ne perpjekjet per te shtyre skuadren para dhe kjo ben qe rendimenti i tij ne sulm te bjere.
Kuptohet qe per rezultatet e fundit Aralica nuk eshte fajtori i vetem, por gjithsesi ai duhet te jete i vetedijshem se prej tij pritet shume here me teper nga sa po jep ne fushe./SHKODRA-SPORT.COM/