Pas fitores se Superkupes dhe Kupes se Ukraines, volejbollisti shkodran Anton Qafarena eshte shume prane edhe fitimit te titullit kampion te ketij sezoni ne kete vend me ekipin e tij VK Barkom Kazhany.

Diten e sotme ai ka siguruar daljen ne finale pasi ka fituar edhe gjysmefinalen e trete te kampionatit, ate ndaj VK Zhitichi-PNU me rezultatin 3-2.

Skuadra e volejbollit shkodran i kishte fituar edhe dy gjysmefinalet e tjera dhe kesisoj sot ka mbyllur gjithçka kur ka fituar edhe te treten, pa patur nevoje te shkojne me tej.

Ne finale tashme VK Barkom Kazhany do te ndeshet me VK Epicenter-Podolyany. Kuptohet qe edhe ndaj saj, ajo do te kerkoje fitoren dhe per rrjedhoje edhe titullin kampion, per te kompletuar kesisoj te gjithe trofete sezonale.

Ne keto suksese padyshim qe nje rol te rendesishem eshte duke luajtur edhe ish- volejbollisti i Vllaznise Anton Qafarena qe eshte shnderruar ne nje pike referimi ne formacionin e VK Barkom Kazhany./SHKODRA-SPORT.COM/