Me nje eksperience shume te madhe si sportist cilesor, trajner, drejtues i sportit, por edhe i pushtetit lokal dhe po ashtu edhe si pjese e parlamentit shqiptar, Mark Kroqi herepashere “ngacmon” me mesazhet qe deshiron te jape, kryesisht per sportin dhe problematikat e tij.

Keshtu ka bere edhe se fundi, kur permes nje statusi ne rrjetet sociale, ai ngre shqetesimin e madh te mosndertimit te asnje palestre sportive ne Shkoder prej 10 vitesh.

“Mbi 10 vite qe nuk ndertohet nga Bashkia asnje palester per stervitjen e ekipeve te moshave ne Shkodren e sportit”- shkruan Mjeshtri i Madh i volejbollit shkodran dhe shqiptar, Mark Kroqi.

Qe do te thote se kete ai e ka edhe me dy krebashkiaket e meparshem, Voltana Ademi e Bardh Spahia, por edhe me kete aktualin- Benet Becin. Ish- drejtuesi i SK Vllania e di mire se sa problem i madh eshte mungesa e palestrave sepse kjo sjell me pas edhe nje cilesi sportive me te dobet, me pak te rinj e te reja qe merren me sport etj.

Dhe ne fakt, kjo nuk eshte aspak normale, ne qytetin qe drejtuesve te pushtetit lokal u ka pelqyer dhe u pelqen ta quajne gjithmone “Shkodra e sportit”, por ne fakt kjo nuk shkon./www.shkodrasport.com/