HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREApolonia afron një shkodran me të ardhme, pjesë të kuqezinjve

Apolonia afron një shkodran me të ardhme, pjesë të kuqezinjve

Serjan Repaj që ka luajtur vjet me Vllazninë, por edhe me Kombëtaret e moshave është zyrtarizimi i radhës tek Apolonia në Superiore.

Repaj është një lojtar që mund të luajë jo vetëm me skuadrën e parë, por edhe tek U-21, që për ekipet e Supeiores është kusht këtë sezon.

Ndaj edhe në Fier kanë bërë një afrim të zgjuar, teksa bëhet fjalë për një futbollist me të ardhme dhe që e kanë vlerësuar edhe trajnerët e mëparshëm në Shkodër, kur pa mbushur të 19-tat e kanë afruar në ekipin e parë, e madje vjet provoi që të luajë edhe si titullarë.

Apolonia e Fierit ka afruar lojtarë të rinj këtë sezon, ndërsa me përjashim të 2-3 largimeve, të atyre lojtarëve që nuk kanë bindur në Kategorinë e Parë, pjesa tjetër janë të rinj me perspektivë./vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments